Finlandë, kthehet në tragjedi kampionati i saunës
është kthyer në tragjedi kampionati botëror i saunës që organizohet çdo vit në Finlandë. Një prej pjesëmarrësve ka vdekur dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë pasi qëndruan për 6 minuta në një sauna ku temperatura shënonte 110 gradë celsius.
Viktima është Vladimir Ladizhenski nga Rusia dhe i lënduar rëndë ka mbetur Timo Kaukonen nga Finlanda. Të dy personat ishin finalistët e garës së sivjetshme.
Mjekët thanë se Ladizhenski vdiq menjëherë sapo doli nga sauna, ndërsa tjetri ishte i gjakosur në të gjithë trupin. Finlandezi ishte shpallur kampion bote i qëndrimit më të gjatë në sauna për pesë vite me radhë.
Pas aksidentit tragjik, aktiviteti u pezullua ndërsa policia ka nisur hetimet. organizatori i festivalit Osi Arvela shprehu keqardhjen e thellë për ngjarjen. Ai tha se të gjithë pjesëmarrësit i ishin nënshtruar një kontrolli mjekësor para se të hynin në këtë garë, ndërsa shtoi se edhe masat e sigurisë ishin mjaft të larta.
Në finalen e garës morën pjesë 6 vetë, ku dy viktimat ishin favoritë. Sipas rregullave, kampion shpallet ai që arrin të qëndrojë më gjatë nën temperaturat super të nxehta.
135 burra dhe gra nga 15 shtete të botës morën pjesë në edicionin e 12 të kampionatit që organizohet në qytetin e Heinolas. Pas kësaj tragjedie, kampionati i saunës nuk do të organizohet më.