NATO do të ndihmojë Pakistanin në transportin e banorëve
NATO do të ndihmojë Pakistanin në aksionet kundër katastrofës së përmbytjeve cila deri tani ka prekur mbi 15 milionë banorë.
NATO konfirmon nga selia e saj në Bruksel me anë të një komunikate se do ndihmojë forcat pakistaneze në transportimin ajror të banorëve të cilëve u rrezikohet jeta. Vendimi i NATO-s për ndihmë vjen pasi kryeministri i Pakistanit Ysuf Raza Gilani kërkoi ndihmë nga Aleanca e Atlantikut Verior.
Këto janë përmbytjet më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në Pakistan, gjatë të cilave mbi 1600 persona kanë humbur jetën. Reshjet e vazhdueshme vështirësojnë shumë aksionet e shpëtimit.