Pakistan, rritet niveli i alarmit nga përmbytjet masive
Gjendja në shtetin pakistanez është në nivelet e saj më alarmante. Sipas zyrtarëve më të lartë të ushtrisë, Pakistani e ka çuar në ngjyrën e kuqe nivelin e alarmit nga përmbytjet që kanë shkatërruar zonat veriore të vendit. Autoritetet kanë evakuar më shumë se gjysmë milion persona që jetojnë në afërsi të lumit Indus, ku qindra fshatra raportohet se janë mbuluar nga uji që prej disa ditësh.
Sipas statistikave del përfundimi se përmbytjet e këtij viti në Pakistan janë më të këqijat në 80 vitet e fundit. Këto përmbytje kanë shkaktuar vdekjen e 1600 personave dhe kanë prekur rreth 12 milionë persona të tjerë. Ndërkohë, presidenti Asif Ali Zardari ka hedhur poshtë kritikat se duhet të ndërpresë udhëtimin e tij të gjatë jashtë vendit.
Në një intervistë për BBC, Zardari ka deklaruar se kabineti i tij po bën perpjekjet e duhura për t'u përballur me situatën dhe se ai vetë ka qenë vazhdimisht i informuar.
"Unë jam ai që kalon pushtetin nga presidenca tek Parlamenti. Parlamenti është në detyrë dhe po ashtu edhe Senati. Tani përgjegjësia është e kryeministrit dhe ai po kryen detyrën e tij", ka pohuar Zardari në lidhje me akuzat që i janë adresuar atij së fundmi.