SHBA-BE, përpjekje për ndryshimin e rezolutës serbe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke bërë përpjekje serioze që të ndryshojnë projekt-rezolutën serbe, e cila u dorëzua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo ndodhi vetëm një javë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, sipas të cilës, ajo nuk shkelte asnjë ligj ndërkombëtar. Autoritetet serbe, nga ana e tyre kanë këmbëngulur në qëndrimin e mos përfshirjes së vendimit të GJND-së në tekstin e projekt-rezolutës së tyre për Kosovën. Qëndrimi i një numri vendesh anëtare të BE-së dhe Uashingtonit zyrtar u është bërë i qartë autoriteteve serbe, se vendimi i GJND-së mbyll çështjen e statusit të Kosovës dhe ai, sipas tyre, hap perspektiva të reja për të dyja vendet. Mësohet se Bashkimi Evropian po punon të shtyjë një projekt-rezolutë të saj, që do të ndërlikonte punimet e vetë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ditët e fundit një varg zyrtaresh të lartë të SHBA-së e kanë kontestuar faktin se qeveria serbe po insiston në OKB për të delegjitimuar pavarsinë e shtetit më të ri në botë, të shtetit kosovar.
Ditët e fundit një varg zyrtaresh të lartë të SHBA-së e kanë kontestuar faktin se qeveria serbe po insiston në OKB për të delegjitimuar pavarsinë e shtetit më të ri në botë, të shtetit kosovar.