Leskaj: Krizë politike dhe ekonomike

Tiranë, 18 mars, NOA Update Vendi gjendet në një krizë të thellë politike, por edhe ekonomike, e fajin për këtë e ka mazhoranca, e cila nuk po tregon vullnetin e duhur për zgjidhjen e tyre.
Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë fjalës së
saj në seancë plenare, deputetja socialiste Valentina Leskaj, e cila duke cituar
edhe deklaratën e eurodeputetes Tanja Fajon për transparencën e procesit
zgjedhor, tha se përpjekjet e opozitës për transparencë janë përpjekjet e të
gjithë atyre që besojnë se kjo kërkesë është kushtetuese.
Ne kemi kërkuar transparencë dhe zgjidhje për të gjithë, jemi të vendosur të kërkojmë hapjen e kutive të votimit. Të gjithë sot jemi të bindur se kërkesa e PS për hetim është kushtetuese, është një e drejtë e përdorur edhe në vitin 2005, duke e respektuar vendimin përfundimtar të gjykatës, theksoi Leskaj.
Menjëherë asaj i është kundërpërgjigjur kryeministri Berisha, sipas të cilit, nuk është e vërtetë se vendi është në krizë ekonomike dhe madje Shqipëria ka reaguar shumë mirë ndaj efekteve të krizës globale që preku gjithë botën.
n.e/NOA