Fino Vangjel Tavo u shit ne tender te hapur

Deputeti i Partise Socialiste Bashkim Fino akuzoi ish-kolegun e tij se mandatin e la si nje tender te hapur deri tek kryetari Rama
Zyrtari i PS-se deklaron se po mbledh firmat per te kerkuar votebesimin e Kryesise dhe sekretariatit
TIRAN - Deputeti i Partise Socialiste Bashkim Fino deklaroi dje se kolegu i tij Vangjel Tavo e ktheu mandatin e deputetit ne nje tender te hapur. Ne nje interviste te dhene dje per emisionin Ora e Intervistes te gazetarit Alfred Peza zyrtari i larte socialist nenvizoi se rasti Tavo ishte nje rast qe u anashkalua nje rast i cili duhet te trajtohet nga grupi i PS-se.
Sipas tij nuk mundet qe deputetet te levizin ne drejtime te paditura. Problemet qe thote Tavo ekzistojne por ne cdo parti ka probleme. Me vjen keq qe Tavo mandatin e tij e ka lene ne nje tender te hapur deri tek kryetari i Partise Socialiste. Ikja e nje deputeti nga mazhoranca dhe ardhja ne opozite eshte trimeri.
Por blerja tek opozita eshte me e thjeshte prandaj them qe eshte tender tender i hapur - deklaroi deputeti i Partise Socialiste Bashkim Fino. Ai theksoi se votat nuk jane individuale por jane te socialisteve.
Zyrtari socialist shprehet se rasti Tavo duhet te jete i izoluar dhe te mos kete raste te tjera qofshin nga deputete te tjere dhe me emer. Problemet qe ngriti Tavo ishin probleme parimore por ato ishin thjesht nje koniunkture e zbukuruar ne thelb nuk ishin ato.
Qe te zgjidhesh problem nuk do te thote qe ti vendosesh kushte kryetarit madje edhe me date - deklaroi Fino. I pyetur mbi lajmin me te fundit te publikuar ne media se ish-deputeti socialist mund te behet minister i Shendetesise deputeti i PS-se thote se nese nje gje e tille do te ndodhte atehere do te vertetohej se ka pasur nje pazar me mandatin e tij.
Deputeti i qarkut te Fierit komentoi gjithashtu dhe mbledhjen e radhes se Asamblese Kombetare duke bere te ditur nismen e tij per te kerkuar votebesimin e Kryesise dhe sekretariatit te Partise Socialiste.
Duke respektuar nenin 33 une do te marr nje nisme per te mbledhur firmat me shoket socialiste dhe per ti kerkuar kryetarit te PS-se qe te votebesohet Kryesia dhe sekretariati per arsye se nese shikojme pak me perpara kryetari Rama nga muaji gusht pas zgjedhjeve te 28 qershorit kerkoi votebesimin e vet. Te premten do te kete nje ngjarje se riperterihet AK qe futen kryetaret e rretheve automatikisht ne Asamble.
Atehere me cfare te drejte Kryesia dhe sekretaret ekzistues nuk marrin nje votebesim po jane ato - sqaroi arsyen e nismes se tij Bashkimin Fino. Ai shprehu shqetesimin se ka sekretar partie qe nuk shkojne te bejne punen.
Madje nenvizoi deputeti socialist me statusin e emerimit ne cdo vend qe dalin ne media dalin me titull. Kur keta nuk me perfaqesojne mua sepse del dhe godet politikeberjen e PS-se atehere pse duhet ta mbajne kete titull.
Sipas nenit 33 te statutit 1/3 e anetareve te AK-se i kerkojne kryetarit te PS-se te behet votebesimi dhe ai eshte e detyruar te miratohet nga Asambleja - theksoi deputeti i qarkut te Fierit. Fino sqaroi se ka edhe nje rruge tjeter neni 27 ku te drejten per te ndryshuar per te heqe dhe per te vene e ka kryetari i partise. Sipas tij jane dy mundesi shume te hapura.
Une per shkak te njohjeve qe kam do ta trajtoj kete problem. Ka shume individe qe do te me perkrahin. Ka ardhur koha ose te rreshtohemi te gjithe bashkerisht per te fituar ose kush nuk do te punoje te mos vije te punoje me ne - deklaroi deputeti i grupit parlamentar Socialist.