Topalli po keqperdor postin e kryetares se Kuvendit

Bashkimi Europian ka cilesuar Kuvendin si institucionin me te dobet ku ndikimi i kryetares ka bllokuar punen
Pjesa me e kritikuar ne raportin e BE-se eshte funksionimi i Kuvendit te Shqiperise. Duke nisur nga kryetarja Topalli e cila akuzohet se ka shkelur kompetencat e saj e deri tek deputeti me i thjeshte Kuvendi ka deshtuar.
Sipas raportit Shqiperia ka miratuar nje numer te madh ligjesh por cilesia nuk ka qene gjithmone e nje standardi te pershtatshem. Kuvendi ka punuar shpesh nen presionin e madh te kohes. Vihen re dallime te konsiderueshme mes punes se komisioneve ku me i ngarkuari eshte ai i Ligjeve i cili punon tej limiteve te tij.
Perfshirje e grupeve te interesit ne seancat parlamentare dhe gjate konsultimeve eshte e kufizuar - thuhet ne raport.
Por pjesa me e madhe e fajit per punen e dobet i takon kryeparlamentares Topalli e cila akuzohet se ka keqperdorur postin.
Pozicioni i kryetares se Parlamentit eshte keqperdorur sidomos duke ushtruar influence te pabalancuar ne hartimin e axhendes parlamentare duke u impostuar ne menyre frekuente permes vendimeve te marra ne momentet e fundit nderkohe qe keto vendime duheshin marre nga konferenca e kryetareve. Pavaresisht nga dispozitat kushtetuese ka nje mungese e mbikeqyrjes efektive parlamentare mbi ekzekutivin dhe parlamenti nuk funksionon si institucion i pavarur.
Komisionet hetimore kane qene shpesh here forume per grindjet e partive politike ne vend te instrumenteve per mbikeqyrje parlamentare. Ata kane prodhuar shume rralle rezultate dhe keshtu kane pasur ndikim te kufizuar ne politikat e qeverise - thuhet ne raport.
Nje paragraf i vecante i eshte kushtuar krizes politike dhe bojkotit te opozites. Qe nga qershori i vitit 2009 puna parlamentare eshte lene ne hije dhe eshte penguar nga bllokimin politik.
Partia Socialiste ka bojkotuar punen e parlamentit per periudha te gjata duke bere thirrje per transparence dhe hetim te parregullsive ne zgjedhje. Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar gatishmeri per te arritur kompromis ne lidhje me propozimet e opozites per kapercimin e bllokimit politik. Si rezultat dialogu politik eshte perkeqesuar me tej - thuhet ne raport.
Qeveria
Raporti i BE-se fokusohet ne punen e dobet te qeverise ne kuadrin e hartimit dhe zbatimit te legjislacionit. Mjeti kryesor i planifikimit eshte Programi Legjislativ por shpesh here bie ndesh me Strategjine Kombetare per Zhvillim e Integrim dhe marreveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Nje numer i konsiderueshem i ligjeve te paraqitura nga ministrite e linjes ne vitet e fundit nuk ka qene i perfshire ne Strategji. Kjo reflekton ambiciet e tepruara dhe afatshkurtra te qeverise per axhenda legjislative - thuhet ne raport. Sipas tij ministrite i kushtojne vemendje hartimit te ligjit por asnjehere nuk shohin nese ai zbatohet apo jo.