E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden te vdekur 4 femijet ne banese shkak asfiksia nga zjarri

DURRS- Tragjedi ne nje familje ne Durres. Kater femijet e familjes Xheka kane humbur jeten ne banese. Sipas te dhenave te para te policise shkak i vdekjes dyshohet te jete bere asfiksia nga gazrat e shkaktuar nga nje zjarr i rene ne nje nga qoshet e dhomes ku ndodheshin femijet. Vatra e zjarrit paraprakisht mendohet te jete nje qiri i ndezur per ndricim si rezultat i mungeses se energjise elektrike.

Nggjarja ka ndodhur rreth ores 02.30 ne nje banese te ndodhur ne afersi te Kantines se Veres ne Sukth.
Ne momentin e ndodhjes se ngjarjes ne fjale ne banese nuk ndodhej asnje nga prinderit. Babai prej disa muajsh nuk jetonte me familjen per shkak te konflikteve familjare ndersa nena qe prej pasdites ndodhej ne pune si kengetare ne nje lokal te Tiranes.

Menjehere pas marrjes njoftimit ne vend kane shkuar drejtues te Policise se Qarkut Durres sherbime Policie dhe drejtues te pushtetit vendor. Po keshtu te njoftuar nga sherbimet e Salles Operative ne vendin e ngjarjes kane shkuar edhe sherbime te Zjarrfikesit te qytetit Urgjences se Spitalit Rajonal Durres Grupi Hetimor vazhdon kryerjen e veprimeve te para hetimore.



Nga hetimet e deritanishme rezulton te kene gjetur vdekjen shtetasit

-Robert Besim Xheka 13 vjec.

-Vilson Besim Xheka 11 vjec.

-Kasandra Besim Xheka 9 vjece.

-Nertila Besim Xheka 6 vjece.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›