E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fino për kandidatet e PS-së në 8 maj

Partia Socialiste jo vetëm, nuk do t?i bojkotoje zgjedhjet vendore te 8 majit, por ka nisur fazën e përzgjedhjes së kandidaturave më potenciale me të cilat do të përfaqësohet për kryetaret e Bashkive dhe komunave. Në një intervistë për Vizion Plus, kryetari i komisionit për pushtetin vendor në PS, Bashkim Fino, sqaron mënyrën se si po selia rozë po organizon fazën e përzgjedhjes, që vjen pas takimeve të kryetarit Rama me 65 deputetet e 66 zonave të administrimit zgjedhor. Fino sqaron se brenda marsit Asambleja kombëtare, do të shpallë zyrtarisht çeljen e fushatës dhe do beje publike emrat. Edhe pse nuk bëhen publike emrat sipas deputetit Fino, figurat aktuale te Bashkive kryesore janë kandidatet kryesore, megjithatë thekson se edhe ne këto raste do te respektohet procedura sipas statutit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›