Bisedimet Prishtine Beograd, pa Thaçin e Tadiçin
Kabineti i ndërmjetësit të bisedimeve Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka hequr dorë nga ideja fillestare që takimi i parë të jetë ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Boris Tadic. Kështu, ne takimin e pare te 8 marsit, Kosovën do ta përfaqësoje Edita Tahiri, ndërsa Serbinë, shefi i delegacionit te saj, Borko Stefanovic. Fillimi i negociatave mes palëve javën e ardhshme është konfirmuar edhe nga Bashkimi Europian. Zëdhënësja e përfaqësueses se larte Ashton ka theksuar se gjithçka është gati, por pa specifikuar një date për nisjen e bisedimeve Kosove-Serbi. Mediat ne Prishtine shkruaje se ne takimin e pare, do te parashtrohen thjesht temat e mundshme qe do te jene ne diskutim mes palëve. Besohet se bisedimet do te nisin me çështjen e personave te zhdukur, me regjistrat civile apo me aviacionin. Ne mënyrë te vazhdueshme pala kosovare ka theksuar se ne shqyrtim nuk do te jete kurrsesi status i vendit, ndërsa Beogradi zyrtar pretendon se bisedimet do te jene te gjithanshme.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?Cry6H0q5WCY","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}