E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Monopolet e qeveritarëve po kontrollojnë tregun

Partia Socialiste ka akuzuar sërish qeverinë për rritjen e çmimeve të ushqimeve. Në një konferencë për shtyp sekretari i Këshillit Ekonomik të PS-së, Ervin Bushati theksoi se në këtë klimë të rritjes së çmimeve po përfitojnë vetëm qeveritarët, të cilët po kontrollojnë tregun me monopolet e tyre në kurriz të qytetarëve.

“Rritja e pandalshme e çmimeve të ushqimeve në treg, po prek sot në një masë të gjerë jetesën e familjeve normale dhe jo me vetëm familjet e varfëra. Bizneset e qeveritarëve kontrollojnë tregun dhe bëjnë para me monopolet që mbrojnë, ndërsa fatura patjetër që i mbetet dikujt tjetër `qytetarit`, theksoi Bushati.

Sipas tij shqiptarët janë dëmtuar rëndë nga ngritja e çmimeve në ushqime, në ilaçe, në energji, në karburante, duke kthyer në problem edhe të ushqyerit.

“Jemi katër herë më të varfër se mesatarja e BE-së (Eurostat)’, tha sekretari i këshillit Ekonomik të PS-së, duke theksuar se shkaktare e situatës së rënduar është qeveria.
Bushati i cilësoi demagogji deklaratat kriminale të strukturave shtetërore për çmime nën kontroll, duke theksuar se qeveria është e vetmja fajtore për realitetin e shtrenjtë të shumicës se shqiptarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›