Shehu: Basha, kandidati ynë

Demokratët besojnë se do të rimarrin administrimin e Bashkisë së Tiranës pas 11 vitesh drejtuar nga të majtët, me kandidatin pothuaj të zyrtarizuar Lulzim Basha. Deputeti i djathtë Tritan Shehu duke folur për Vizion Plus thotë se janë 3 pika ku shumica do mbështetet në këtë fushatë elektorale. Por kandidimi i disa ministrave për drejtimin e Bashkive kryesore në vend, sjell në vëmendje nevojën për rikompozimin e qeverisë. Deputeti demokrat mendon se kryeministri Berisha ka disa mundësi për të shmangur pakënaqësitë që mund të lindin brenda mazhorancës, në prag të zgjedhjeve vendore. Të njëjtën formulë shefi i qeverisë përdori edhe në zgjedhjet e kaluara lokale, kur kandidoi ish-ministrin e brendshëm Sokol Olldashi, i cili pasi humbi garën përballë Edi Ramës u rikthye në kabinet në krye të ministrisë së Transporteve.
Shpërndaje