E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiorentina e Palermo kërkojnë Hykën

Mesfushori shqiptar Jahmir Hyka, i cili aktivizohet në kampionatin gjerman te Mainz, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Serie A.

Fiorentina dhe Palermo janë në kërkim të shqiptarit, i cili ishte afër kalimit në kampionatin italian edhe gjatë verës së kaluar.

Mediat italiane shkruajnë se Hyka javën e ardhshme mund të kalojë si huazim te ndonjëri prej dy ekipeve të përmendura, me mundësi kontrate të përhershme në fund të sezonit në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›