E Diel, 1 Nëntor 2026

Toni Pezo, sinjale nga Tirana

(ALBANIA SPORT) – Toni Pezo mund të vishet sërish bardheblu në merkaton e janarit. Tirana ka nisur bisedimet me kroatin 22-vjeçar, i cili kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në fitimin  e titullit të 24-t kampion të rekordmenëve të Shqipërisë.

Verën e kaluar, mbrojtesi Pezo u testua në Ukrainë me Krivbasin, por pa mundur të nënshkruante një kontratë. Tirana është shumë pak aktive në merkato dimërore, duke bërë vetëm një blerje, atë të sulmuesit Sebino Plaku (ish-Dinamo).

Sot Tirana do të zhvillojë miqësoren e dytë në Turqi kundër Malatiaspor. Në ndeshjen e parë humbi 3-1 me Algjerinë B. Golin për Tiranën e shënoi Jetmir Sefa.

Burimi: Albania-sport.comE Premte, 15 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›