E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liçaj-Malaj largohen nga Skënderbeu

(ALBANIA SPORT) – Skënderbeu largoi katër lojtarë, të cilët trajneri i ri Andrea Marko nuk i përfshinte në planet e tij. Mesfushori Lejdi Liçaj (22 vjeç, 15 ndeshje) dhe mbrojtësi Arbër Malaj (20 vjeç) janë dy të përjashtuarit vlonjatë.

Bashkë me ta janë larguar edhe dy lojtarë të huaj, midis tyre Ivica Gligorovski që ishin në provë gjatë grumbullimit në Ohër të Maqedonisë.

“Skanerin” e trajnerit Marko e kaluan për momentin Sasha Stojanoviç, Ivan Kostunarov (portier), Dejan Leskarofski,  Marko Nestoriviç.

Skënderbeu fitoi 2-0 miqësoren me Pogradecin (të zhvilluar të mërkurën), në debutimin e trajnerit të ri të korçarëve, Andrea Marko. Golat për “Ujqërit e dëborës” mbajnë autorësinë e serbit Sasha Stojanoviç (44’) dhe Erlis Frashërit (62’).
Burimi: Albania-sport.comE Premte, 15 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›