E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina kërkon kompensim nga Berbatovi

Fiorentina ka bërë të ditur se do të kërkojë nga sulmuesi Dimitar Berbatov dhe menaxheri i tij Emil Dantchev tua kthejnë paratë e biletës për udhëtimin e tyre të planifikuar për në Firencë.

Klubi italian pagoi shpenzimet e udhëtimit të sulmuesit bullgar nga Manchesteri për në Firencë, kur pritej që ai të zyrtarizoj transferimin te skuadra toskane. Por, Berbatov dhe Dantchev nuk udhëtuan fare drejt Italisë dhe në fund arritën marrëveshje me Fulhamin.

“Jam i lumtur që nuk erdhi. Por, do të kërkojmë prej tyre të na rikthejnë paratë që kemi shpenzuar për fluturimin e tyre për në Firencë”, deklaroi drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›