E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma "Cenaj-Co" dhe aktiviteti i saj

TIRANE - "Firma Cenaj kishte 26 mije kreditore dhe borxhi i kesaj firme kap nje shifer marramendese, prej 54 milione dollaresh", sipas eksperteve te firmave piramidale. Ne kete menyre, sipas eksperteve, Lefter Cenaj duhet te pergjigjet para gjykates, per vjedhjen me ane te mashtrimit qe u ka bere 26 mije kreditoreve per shumen e 5.7 miliarde lekeve. Firma "Cenaj" kishte pese filiale te medha ne qytetet Tirane, Durres, Vlore, Himare dhe Berat dhe kryesisht kreditoret nga keto qytete kane qene me te mashtruarit nga ai. Ndersa Prokuroria shqiptare kishte vendosur te procedonte me gjykimin ne mungese te Lefter Cenajt, ka ardhur pergjigjja e drejtesise greke. Fale kesaj pergjigjeje pozitive, ku thuhej se Lefter Cenaj do te sillej ne Shqiperi, sapo te perfundonte te gjitha procedurat e ekstradimit, Prokuroria e Pergjithshme iu fut punes, per te nxjerre te gjitha aktet e ekspertimit dhe per te perfundoi dhe procesi ne gjykate duke e denuar perfundimtar me 10 vjet burg.

Pala mbrojtese kerkoi gjykim te shkurtuar ne gjykate

Denimi me 10 vite burg i presidentit te "piramides" ne Tirane

TIRANE - Pese vite me pare, pikerisht me 10 shkurt 2003, Gjykata e Shkalles se Pere e Tiranes e shpalli fajtor dhe denoi me 15 vjet burg ish-bosin e firmes piramidale "Cenaj&CO", Lefter Cenaj, per vepren penale te "mashtrimit ne shuma te medha", prej 5.734.415.506 leke dhe 25.537 here per mashtrim. I pandehuri Cenaj u denua ne mungese, pasi ndodhej i arrestuar ne Greqi, ku po gjykohej per te njejten akuze ate te mashtrimi. Ai perfitoi ulje te nje te tretes se denimit, pasi gjykata pranoi kerkesen e pales mbrojtese per gjykim te shkurtuar, qe parashikon lehtesira. Ne ate kohe, prokuroria provoi se borxhi qe i pandehuri u detyrohet kreditoreve te tij, eshte llogaritur ne 5.734.415.506 leke ose ne valute 54.874.788 dollare. Lefter Cenaj u denua per 25537 raste mashtrimi. Kompania "Cenaj&CO" e ka nisur veprimtarine e saj ne vitin 1995, kur filloi te mbledhe para ne formen e huamarrjes nga publiku i gjere dhe te mashtroje me premtimin, se do te hapte aktivitete te medha qe do te kishin fitim te trefishte. Por ne fillimin e vitit 1997, kjo firme u fundos, ashtu sikurse dhe shume firma te tjera piramidale. Hetimet per presidentin e firmes piramidale "Cenaj & Co", dhe firmave te tjera u zhvilluan nga Prokuroria e Pergjithshme, dhe gjithashtu u ngrit dhe nje komision hetimor parlamentar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›