Biberaj: Une kunder federates se djathte
Deputeti demokrat Aleksander Biberaj, shprehet se Partia Demokratike duhet te permiresoje imazhin e qeverisjes e te kete kujdes ne marredheniet me nderkombetaret, nese kerkon te fitoje zgjedhjet parlamentare 2009. Ne nje interviste per Gazeten "Koha Jone", Biberaj sugjeron se selia blu brenda ketij viti duhet te realizoje nje riformim dhe ristrukturim te plote dhe te thelle me qellim rivitalizimin e partise, implementimin e konkurrences se brendshme dhe demokratizimin e metejshem. Ne kuader te fitores ne zgjedhjet e ardhshme, zv/presidenti i Asamblese se Keshillit te Evropes thekson gjithashtu se eshte e nevojshme dhe zbardhja e tragjedise se Gerdecit. Nderkohe qe shprehet kunder krijimit te nje federate te djathte, duke e quajtur si forma organizimi qe perdoren nga e majta ekstreme. Biberaj flet dhe per projektligjin e spiuneve, reformen zgjedhore si dhe rolin e OSBE-se ne vend.
Zoti Biberaj, republikanet kane hedhur idene e krijimit te nje federate te djathte, me perberje te te gjitha partive te djathta politike. Si e vleresoni kete iniciative dhe a mendoni se do t'i sherbeje kjo Partise Demokratike?
Pervec idese per federate apo konfederate te hedhur nga republikanet, me sa di une nuk ka me shume informacion, keshtu qe ne keto kushte do te gjykoja vetem rreth kesaj ideje. Parimisht do te thoja se kam qene dhe mbetem kunder idese se federatave apo konfederatave ne politiken e djathte, pasi mendoj se cdo parti krahas individualitetit, personalitetit, profilit apo programit te vet, ka edhe filozofine, historine apo trashegimine e vet, elemente keto qe zbehen ose edhe mund te humbasin fare ne federate. Gjykoj se mund te kete koalicione para apo pas zgjedhore, sic mund te kete edhe shkrirje apo bashkim partish, por nuk mund te kete federata apo konfederata ne politiken e djathte. Gjithsesi ne cdo forme riorganizimi apo ristrukturimi te se djathtes duhet pasur parasysh parimi ein-ein (fitim-fitim), me qellim qe cdo parti te fitoje nga ky ristrukturim, jo sic ka ndodhur gjate ketyre 3 viteve te fundit, ku me shume kane fituar aleatet sesa vete PD. Ne zgjedhjet e vitit 2009 do te dalim ne si PD ne fushate dhe do te japim llogari per qeverisjen 4-vjecare, ku do te paguajme edhe koston e qeverisjes edhe per ato dikastere qe jane drejtuar apo vazhdojne te drejtohen nga aleatet. Ne perfundim do te shtoja edhe dicka tjeter, pa dashur aspak te paragjykoj idene e federates, se edhe po t'i referohemi historise se shekullit te kaluar, federatat dhe konfederatat kane qene forma organizimi qe jane perdorur nga e majta ekstreme, si para ashtu edhe pas Luftes se Dyte Boterore, me qellim shtrirjen dhe zgjerimin e revolucioneve proletar ne Evrope dhe me gjere.
Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike, ecurine e reformave, tragjedine e Gerdecit apo dhe marredheniet me nderkombetaret, a mendoni se PD ka mundesine e fitores ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2009?
Natyrisht qe cdo ekip futet ne fushen e lojes per te fituar, keshtu qe edhe PD futet ne zgjedhjet e vitit 2009 per te fituar. Kuptohet qe maxhoranca futet ne fushate ne kushte me te disfavorshme sesa opozita, pasi maxhoranca pervec programit qe parashtron per 4-vjecarin e ardhshem, jep llogari edhe sesi ka qeverisur vendin gjate 4 viteve te fundit. Qe te fitohet edhe nje mandat i dyte qeverises nga PD dhe e djathta, mendoj se duhet shume pune gjate ketij viti deri ne zgjedhje. Duhet patjeter permiresuar imazhi i qeverisjes, duhet thelluar dhe zgjeruar lufta pa kompromis kunder korrupsionit si dhe duhet pershpejtuar ritmi i reformave. PD gjate ketij viti duhet te realizoje nje riformim dhe ristrukturim te plote dhe te thelle, me qellim rivitalizimin e partise, implementimin e konkurrences se brendshme ne parti si dhe demokratizimin e metejshem te partise, premisa keto per afrimin ne parti te intelektualeve te vertete dhe demokrate, te rinjve me mentalitet bashkekohor si dhe patrioteve qe vendi ka nevoje. Gerdeci duhet zbardhur deri ne fund, ndersa ne marredheniet me nderkombetaret duhet te jemi shume te kujdesshem, duke respektuar raportet me aleatet tone strategjike si SHBA dhe Bashkimi Evropian, pasi ky eshte interesi i ceshtjes kombetare, i Shqiperise dhe i shqiptareve kudo qe jane.
U debatua shume per rolin e OSBE-se ne vendin tone. Cili eshte qendrimi i maxhorances per te?
E kam vleresuar dhe do ta vleresoja rolin pozitiv qe ka luajtur OSBE gjate tranzicionit teper te veshtire dhe te sterzgjatur shqiptar, sidomos lidhur me reformat zgjedhore dhe procesin zgjedhor. Mendoj se OSBE duhet te vazhdoje te kryeje kete rol edhe ne te ardhmen, pasi ne Shqiperi nuk jane krijuar akoma kushtet qe OSBE te largohet. Me zhvillimin dhe konsolidimin e demokracise dhe te shtetit ligjor, me ndarjen e qarte te pushteteve dhe respektimin e kesaj ndarjeje, me forcimin e institucioneve kushtetuese dhe konsolidimin e sistemit te drejtesise, pra ne pergjithesi me implementimin dhe zbatimin nga te gjithe palet e rregullave te sistemit demokratik, vjen automatikisht dhe ne menyre krejt te natyrshme edhe zbehja e rolit te institucioneve te ndryshme nderkombetare ne Shqiperi. Ne keto momente pra kur te krijohen edhe keto kushte, mund te diskutohet edhe per rishikimin e marreveshjeve apo kontratave qe ka Shqiperia me institucione te ndryshme nderkombetare, gjithmone kjo mbi baza transparence, bashkepunimi dhe interesi reciprok, ne nivel bilateral apo multilateral.
Ne shtator do te rikthehen debatet e diskutimet per Kodin e ri Zgjedhor. Si duhet te jete roli i KQZ-se ne zgjedhje sipas jush, duke qene se nuk eshte me nje institucion kushtetues?
Kam qene dhe jam per nje KQZ te depolitizuar, ta pavarur dhe me perberje te mirefillte teknicienesh, sic e kane sot edhe shumica e vendeve perendimore.
Kodi zgjedhor duhet te perfundoje sa me shpejt me qellim qe te behemi gati per zgjedhjet e reja, te cilat duhet patjeter te jene te lira, te ndershme dhe te pakontestuara si nga partite politike ne Shqiperi ashtu edhe nga faktori nderkombetar, pasi Shqiperia duhet te shkeputet nje here e mire nga zgjedhjet e kontestuara.
Me celjen e sesionit te ri parlamentar do te rinise dhe debati per projektligjin e "spiuneve". A mendoni se do te merret parasysh drafti juaj? Cili mund te jete varianti me i mire per "ndeshkimin" e bashkepunetoreve te ish-sigurimit te shtetit?
Projektligji i fundit i paraqitur nga PD ne Komisionin e Ligjeve ka sinkronizim me projektligjin e paraqitur nga une ne Kuvend, gjithsesi mbeten akoma dy-tre nene qe duhen pare, pasi nuk duhet ngushtuar aspak as gama e ish-persekutoreve dhe as gama e ish-bashkepunetoreve. Kur behet nje ligj i tille mendoj se nuk duhen pasur parasysh persona konkrete apo kategori konkrete personash, pasi ligji mbeshtetet mbi nje moral te caktuar dhe mbi disa parime baze te cilat duhen respektuar, ashtu ka ndodhur edhe ne te gjitha vendet ish-komuniste te Evropes Jug-Lindore. Nuk ka ish-persekutore te mire apo te keqij, sikurse nuk ka ish-bashkepunetore te mire apo te keqij, te gjithe keta persona kane qene dhe mbeten te zinj dhe duhen zbardhur ne drite te diellit.
E rendesishme eshte se procesi po shkon drejt fundit, cfare presupozon miratimin e ligjit dhe zbatimin e tij. Nderkohe qe PD ka shprehur qendrimin e vet pro miratimit te nje ligji te tille, PS e ka kundershtuar nje ligj te tille. Te presim shtatorin per te pare realisht se cdo te ndodhe, pasi nuk ka me kohe as per propagande dhe as per demagogji, ligji ose miratohet kete vjeshte ose kjo ceshtje mbyllet dhe hapet kur ne politike te jete brezi i atyre qe ne dhjetor te viti '90 ishin adoleshente.
Rozeta Rapushi