E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen bosi i piramides "Cenaj&Co"

TIRANE - Sillet ne Shqiperi presidenti i firmes "Cenaj-& CO", me seli ne Vlore, Lefter Cenaj. I arrestuar ne Greqi disa vite me pare, ne vitin shkurt te vitit 2002, ku ishte arrestuar nga policia e vendit fqinj. 61-vjecari Cenaj, ka perfunduar denimin e dhene nga gjykata greke, qe e kishte denuar per akuzen e mashtrimit, dhe eshte sjelle ne Tirane, ku do te vuaje denimin e drejtesise prej 10 vitesh burg. Lefter Cenaj, eshte akuzuar se deri ne vitin 1997, ka mashtruar 25.537 shqiptare, duke u marre me shume se 5.7 miliarde leke. Pas vitit 1997, Cenaj eshte larguar nga vendi duke u fshehur ne Greqi. Por atje eshte vene ne pranga per mashtrim, dy muaj para se te shpallej ne kerkim nderkombetar nga Tirana. Ai ne shtetin helen u denua me tete vjet burg, ku pas perfundimit te denimit eshte sjelle ne Shqiperi, per te vuajtur denimin tjeter ate me nje dekade burg.

NDRYSHIMI

Ish-bosi i firmes piramidale "Cenaj &CO", nuk ka ndryshuar shume qe nga vitet qe fotoja e tij, qarkullonte ne media dhe me pas u vu ne faqen zyrtare te Interpolit, si nje nder shume te kerkuarit e Tiranes. Ekstradimi i tij eshte bere diten e djeshme ne oren 14:50 minuta, kur avioni qe e sillte eshte ulur ne Rinas. Sjellja e tij eshte bere e mundur nga bashkepunimi i Interpol Tiranes me Interpol Athinen. Foto e te denuarit ne Shqiperi, te vendosura ne faqen zyrtare te Interpolit, jane bardhe e zi, nderkohe qe ndryshimet ne te ekstraduarin brenda 11 viteve nuk jane te shumta. Sipas hetimeve, Lefter Cenaj ka arritur te largohet nga Shqiperia ne shkurt te vitit 1997, disa muaj para se trazirat te shperthenin ne te gjithe vendin. Pese vite me vone, me 28 shkurt 2002, policia greke e arrestoi ish-bosin e firmes piramidale "Cenaj & Co", pasi akuzohej per mashtrim nga autoritetet helene. Pak kohe pasi u vu ne pranga gjykata shqiptare e denoi me vitet e burgut, duke e pasur te sigurt vuajtjen e denimit te dhene. Ai u denua dhe ne Greqi ku pasi mbaroi denimin dje erdhi ne Shqiperi.

KERKIMI

Lefter Cenaj u shpall ne kerkim nderkombetar me 6 prill te vitit 2002, ne baze te kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme, pasi Gjykata e Shkalles se Pare kishte vendosur ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg" per vepren penale te "mashtrimit", te me shume se 25 mije shqiptareve. Por dy muaj para se te firmosej urdher-arresti nderkombetar nga autoritetet shqiptare, Cenaj u arrestua ne Janine te Greqise, pasi dhe ky shtet e kishte shpallur fajtor per vepren penale te "mashtrimit". Megjithate, Gjykata e Janines e aprovoi kerkesen e drejtesise shqiptare, per ekstradimin e ish-bosit te firmes piramidale Cenaj&CO, por, pasi ky shtetas te vuante ne Greqi denimin e dhene nga drejtesia greke. Pikerisht pak dite me pare ka perfunduar dhe denimi i tij dhe sjellja ne Shqiperi eshte bere gjate nje dite me pare. Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›