Furite e vetevrasjeve alarmojne vendin
Furi vetevrasjesh ne vend. Tre tentativa jane shenuar gjate dites se djeshme ne Tirane, Fier dhe Vlore, ku ne dy raste jane gra te martuara dhe ne nje tjeter nje i denuar per vjedhje qe u perpoq per here te trete te vetesakrifikohej. Gjendja e tyre shendetesore mbetet kritike, megjithese mjeket thane se kane kaluar rrezikun e vdekjes. Demir Mema, i denuari per vjedhjen e Viles se kreut te KESH-it ne Farke, Gjergj Bojaxhiut gjashte muaj me pare, eshte gjetur i vetevarur me carcaf mengjesin e djeshem ne qeline e Burgut 302 ne Tirane, ku dhe mbahet i izoluar. Ne Fier nje 25 vjecare gjashte muaj shtatzene ka pire nje doze te madhe medikamentesh qe merrte kunder depresionit, kurse ne Fier nena e dy femijeve eshte hedhur ne rrethana misterioze nga ballkoni i katit te trete te pallatit, duke u plagosur rende.
Nje 25-vjecare gjashte muajsh shtatzene, ka tentuar qe t'i jape fund duke u zbardhur dita e djeshme, teksa ka qene ne banesen e saj. Sipas burimeve zyrtare policore dhe atyre spitalore ne Fier, mesohet se Eralda T., banore e fshatit Bunace ne komunen Frakull, kishte vendosur qe te veteflijohej duke pire nje mbidoze medikamentesh qe i merrte per te kuruar depresionin. Ngjarja mesohet se ka ndodhur pak momente pasi familja kishte darkuar. Bashkeshorti i 25-vjecares ka shkuar para per te fjetur, por kur ka pare vonesen e Eraldes e ka kerkuar ne shtepi. E ka gjetur ne veranden e baneses te ulur dhe ne gjendje agonie. Menjehere e ka derguar me urgjence per ne spitalin e Fierit, ne repartin e Patologjise. Sipas mjekut toksikolog, Kilo Stoja, mesohet se shtatzena 6 muajsh kishte pire mbidoze te medikamenteve qe perdorte per qetesim. "Pas lavazhit te stomakut dhe serumeve te injektuara, gjendja e saj ka ardhur duke u permiresuar", pohoi Stoja per gazeten "KJ".
Demir Mema, 24 vjec, me banim ne Farke te Madhe, ka tentuar t'i jape fund jetes me carcaf. I riu, me origjine nga Burreli, eshte denuar per vjedhjen e viles se kreut te KESH-it, Gjergj Bojaxhi. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burime policore te kryeqytetit. Sipas tyre, i denuari qe ndodhet ne Burgun 302, ne rrugen "Mine Peza", ka tentuar qe t'i jape fund jetes, por e kane shpetuar shoket e qelise, qe i kane keputur litarin e bere me carcaf. Shkaku sipas te dhenave ka qene gjendja e rende mendore e te riut, pas arrestimit per te disaten here per vjedhje. Por kjo nuk eshte hera e pare qe ky i denuar te tentoje t'i jape fund jetes. Pak muaj me pare, i ndodhur ne qelite e paraburgimit te komisariatit numer 1 te policise se kryeqytetit, ai ka perdorur rripin e pantallonave, por eshte shpetuar nga policet, te cilet e kane gjetur duke e ulur ne toke, ndersa hera e dyte ka qene po ne ambientet e komisariatit, ku ai eshte perpjekur te prese damaret.
Ka tentuar te vrase veten ne rrethana misterioze nje 32 vjecare nga qyteti i Vlores, ndersa familjaret nuk kane dhene asnje shpjegim per policine. Nena e nje femije eshte hedhur nga kati i trete i pallatit ne te cilin jetonte. Rozana N., ka qene ne shtepi me bashkeshortin dhe femijen e saj te vogel kur ka ndermarre aktin ne lagjen "24 Maji" te qytetit. Tentativa eshte ndermarre qe prej dhomes se gjumit, ku 32-vjecarja ka hipur ne dritare dhe eshte vetehedhur. Renia nga lartesia i kane shkaktuar plage te shumta dhe fraktura, ndersa te afermit e derguan me urgjence ne spital. Sipas mjekeve, pacientja ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia po heton ngjarjen si rrjedhoje e nje depresioni dhe po investigojne per rrethanat dhe shkaqet.
A.Cena/Xh.Beharaj/O.Hila