E Diel, 1 Nëntor 2026

Firma boshnjake drejtohet nga Çengiçët, atyre që Berisha u dhuronte armë dikur

Share

ENES ENGI

Pas këmbënguljes së Berishës për t’i dhënë tenderin e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Kosovën qëndron një kompani boshnjake, që zbulon lidhjet e tij të vjetra me Bosnjën dhe tregtinë e armëve gjatë luftës në Bosnjë, në kohën që Berisha ishte president. Nga të dhënat e siguruara nga gazeta TemA, kompania Energoinvest e Bosnjës, për të cilën Berisha këmbëngul që të jetë fituese, rezulton se drejtohet nga Enes Çengiç, i biri i Ahmed Çengiç dhe vëllai i Hasan Çengiç, ish- ministër i Mbrojtjes i Bosnjës myslimane në kohën e Izetbegoviçit. Enes Çengiç dhe Hasan Çengiç janë personazhe të njohur në gjithë botën për manovrat e tyre me armët në Bosnjë gjatë luftës dhe më pas me tregtinë e armëve nga Bosnja drejt vendeve në konflikt të botës myslimane, kryesisht Irakut. Lidhjet e tyre shkojnë tek Damir Fazliç, i cili në disa raste ka ndërmjetësuar kontaktet e tyre me kompaninë  e tregtisë së armëve të Shqipërisë MEICO, kryesisht në vitin 2007- 2008. Sali Berisha ka pranuar se ka furnizuar ushtrinë myslimane të Bosnjës me armë kallashnikov dhe fishekë falas në vitin 1995 nga aeroporti i Gjadrit në Lezhë,  dhe në atë kohë ushtria drejtohej nga Hasan Çengiç. Më pas lidhjet e Berishës me botën myslimane u forcuan për këtë shkak, deri në spirale të rrezikshme kur shumë nga miqtë e tij u përfshinë në hierarkinë e Al Kaidës. Vëllai i Al Zavahirit, sot pasardhës i Bin Laden, Muhamed Al Zavahiri, ishte për një periudhë të gjatë kohe në Tiranë gjatë kohës që Berisha ishte president, ndërsa disa lidhje të sponsorëve të ushtrisë boshnjake ishin miq të besuar të tij. Enes Çengiç, i cili drejton këtë kompani në funksionin e C.E.O. është pushuar në vitin 2000 si mashtrues nga zyra e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë. Ja vendimi ne gjuhen angleze

Decision

To remove Mr. Enes Cengic as a member of the Demining Commission and to bar him from any official or appointive public office unless or until such time as I may, by further Decision, expressly authorize him to hold the same.

Çengiçët janë bërë të famshëm më pas dhe me truket që i kanë bërë deri ushtrisë amerikane me furnizimin me armë. Ata blenë me paratë e Pentagonit 200 000 kallashnikovë në Bosnje e Serbi dhe u çuan ne Irak me avionët e Viktor Bout-it, Tregtarit të Vdekjes. Një pjesë shumë e madhe e këtyre kallashnikovëve nuk përfundoi në duart e ushtrisë dhe policisë irakene. Operacioni i transportit u bë përmes një firme moldave dhe më pas kur u zbulua se një pjesë e armatimit përfundoi në duart e terroristëve, u bë problem ndërkombëtar.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›