E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interkonjeksioni, PD: Rama interes të fshehur

Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e liderit të opozitës lidhur me ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë. Sipas PD-së, Rama po tregon se kishte interes që të fitonte kompania e cila kërkonte 10 milion dollarë më shume se kompania fituese.

“Insistimi dhe avokatia që i bën çdo ditë këtij problemi së bashku me Zërin e Popullit dhe simotrat e saj, fakton se duket se je goditur rëndë personalisht nga vendimi i drejtë dhe ligjor i OST-së. Z. Rama të gjithë shqiptarët e dinë mirë se këtu bëhet fjalë jo për ndërtimin apo mos ndërtimin e linjës së interkonjeksionit por për shpalljen fituese të kompanisë që ka ofertën më të mirë duke iu kursyer qytetarëve shqiptarë së paku 1 miliardë e dyqind milionë lek nga borxhi i tyre për të cilin ti bërtet çdo ditë, thuhet në deklaratë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›