Haxhinasto takon Klinton, brenda 2012 vizitë në Tiranë
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Edmond Haxhinasto ndodhet për vizitë dyditore në Bruksel ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s.
Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton. Z. Haxhinasto i ka përsëritur zonjës Klinton ftesën për të vizituar Tiranën. Zonja Klinton ka premtuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 do jetë për vizitë në Tiranë.
Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me cështje të sigurisë; si Afganistani por edhe cështje të tjera si Paketa e mbrojtjes së Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj.
Ky samit është përgatitor dhe mbahet para Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. Në samitin e Çikagos krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin vendime lidhur me të ardhmen e forcave të Aleancës deri në 2020.