Te Vegjlit per reformen

PARTITE E VOGLAPartite e vogla nuk dorezohen. Ato kane vendosur te organizohen edhe nje here ne nje tryeze te thirrur te henen ne mesdite ne hotel Tirana per te diskutuar reformen elektorale. Ne kete tryeze ku jane ftuar te gjitha forcat kryesore te majta e te djathta pritet te kontestohet marreveshja e deritanishme PS-PD per kete sistem. Ftesa deri tani i ka mberritur mbi 20 parti partive por me e sigurte eshte pjesemarrja e atyre forcave jo parlamentare. Tryeza per Kodin Zgjedhor eshte konceptuar ne nivel kryetaresh madje ftesa mesohet se i ka mberritur edhe lidereve Berisha e Rama por mbetet per tu konfirmuar reagimi I tyre. Tryeza e te henes dot e jete e dyta zyrtare e thirrur nga te vegjlit pas asaj te 21 nentori te vitit te kaluar. Ne ate rast 10 parti mes te cilave edhe LSI kerkuan sistem proporcional kombetar lista te hapura dhe heqje te pragut ose ulje te tij deri ne 2 per qind per partite dhe 4 per qind per koalicionet. Te njejtat kerkesa pritet te mbeten ne fuqi edhe kesaj radhe.
Komente
Facebook