Firmat piramidale, vendim për shitjen e aseteve

Ligji i miratuar të mërkurën, parashikon që të gjitha asetet dhe kapitalet e firmave piramidale të shiten dhe paratë do të merren nga Ministria e Financave, të cilat do t’i jepen më pas qytetarëve.
Sipas pr/ligjit, brenda gjashtë muajve, Ministria e Financave vendos për kohën dhe procedurat e administrimit të pasurive.
"Fondet që janë të depozituara në bankën e nivelit të dytë, e cila po realizon pagesat e kreditorëve të shoqërive, do të jenë në dispozicion të këtyre të fundit për një periudhë 5- vjeçare, nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Pas këtij afati, të gjitha mjetet monetare të pa tërhequra do të depozitohen në një llogari të veçantë, të hapur nga Ministria e Financave, në një bankë të nivelit të dytë. Personat përfitues apo trashëgimtarët e ligjshëm të tyre, mund të kërkojnë, pranë Ministrisë së Financave, kalimin në llogarinë e tyre personale të shumave takuese, përkundrejt paraqitjes së dokumentacionit që provon të drejtat e ligjshme te tyre. Kjo e drejtë përfundon dhe parashkruhet me kalimin e afatit prej 10 (dhjetë) vjetësh, nga hyrja në fuqi e këtij ligji", thuhet në projektligj./Start/
2012-03-22 17:02