Rreziqe sekondare per ekonomine e Eurozones

Fazën më të keqe të krizës e kemi kaluar, por ende vijojnë të mbeten rreziqe sekondare. Konstatimi vjen nga presidenti i BQE, Mario Draghi, mbështetur në të dhënat më të fundit të Eurostat ku indeski që mat ecurinë e sektorit industrial dhe të shërbimeve ka shkuar në rënie për muajin mars.
Sipas këtyre të dhënave ky indeks jo vetëm që vijon të qëndrojë poshtë kufirit normal, por për muajin mars është ulur edhe më tej në dy ekonomitë më të mëdha të Europës, Gjermanisë dhe Francës. Sipas Eurostat, indeksi PMI i sektorit industrial europian ulet në kuotën e 48,7 pikëve nga kufiri normal i 50 pikëve, që do të thotë se ekonomia mbetet sërish në fazë recesioni. Përvec dy lokomotivave të ekonomisë europiane të dhëna negative shënon edhe Italia, e cila sipas vlerësimit të agjencisë S&P përbën rrezikun më të madh për Eurozonën.
Sipas analistëve të agjencisë së vlerësimit të aftësive kredituese, nga vendet që janë prekur nga kriza e borxhit sovran Portugalia dhe Qipro gjenden në një situatë problematike. Por sipas tyre, Italia me nevojën e madhe për financime për borxhin publik përbën rrezikun më të madh për zonën euro.
Ekspertët e S&P këshillojnë Romën se pavarësisht hapave të marrë ka nevojë për manovra të reja për të shmangur infektimin nga kriza, pasi ende vijon të ketë shenja në ekonominë e saj. Përsa i takon ristrukturimit të borxhit publik portugez, agjencia sqaron se nuk mund të krahasohet me Greqinë, pasi Lisbona ka aftësinë të kryejë reformat, duke pasur institucione më të konsoliduara sesa Athina.