Greqia kompenson aktoret e marreveshjes mbi borxhin
Ministria e Financave greke ka bërë me dije detajet për kompensimin e 40 milionë eurove që do të paguaj për të gjithë avokatët, konsulentët dhe agjentët e tjerë të përfshirë në ristrukturimin më të madh të borxhit sovran në histori.
Sipas kësaj ministrie një lum i madh eurosh do t’u paguhet aktorëve më të mëdhenj financiarë ndërkombëtarë të cilët kanë marrë pjesë në marrëveshjen për shkëmbimin e borxhit grek, ndërkohë që qytetarët vuajnë nga recesioni për të pestin vit në radhë dhe papunësia e të rinjëve arrin në mbi 50%.
Ministria publikon gjithashtu emrat e bankave kryesore që kanë marrë pjesë ne marreveshje përmes konsulentëve të tyre financiarë, ku përmendet banka franceze Lazard, e cila do të përfitojë 25 milionë euro ndërsa studioja ligjore Cleary Gottlieb Steen & Hamilton do të paguhet me 6,5 milionë euro. Deri në 4 milionë do të jepen nga qeveria greke për agjentët që kontribuan në mbylljen e marrëveshjes, ku identifikohen gjigandët e kredisë europiane si gjermanja Deutsche Bank dhe britanikja, HSBC Holdings.
Athina në fakt ka kërkuar që të mos paguaj të gjithë investitorët ndërkombëtarë të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë në marrëveshjen e reduktimit të borxhit, ndërkohë që ka marrë kundërshtimin e tyre.
Ndërkaq ligji i aprovuar nga parlamenti grek autorizon pagimin e shumës deri në 3,4 milionë euro për Institutin Ndërkombëtar të Financave, shoqata e bankave më të mëdha të botës e cila ka kontribuar në marrëveshjen mes kreditorëve privatë për reduktimin e borxhit grek.