E Shtunë, 31 Tetor 2026

First Step Film Fest ndan cmimet

Ne ceremonine e zhvilluar mbremjen e se premtes u dhane per studentet shqiptare e te huaj 13 cmime per cdo element te filmit. Cmimin e filmit te shkurter me te mire e fitoi filmi gjerman The Gambler i cili u vleresua nga juria si nje film me cilesi te mira dramatike duke perfshire karaktere qe shprehin tema universale. Ky film meritoi gjithashtu edhe cmimin e stafit te First Step. Cmimin e publikut e mori filmi i regjisorit nga Kosova Bekim Guri Moxart ndersa cmimi i skenarit me te mire shkoi per filmin suedez Solace i regjisorit Linnea Rixeheim.

Gjate pese diteve te First Step Film Fest u shfaqen 130 filma nga 40 vende te ndryshme te cilet u vleresuan nga juria e perbere nga Pavel Jech dekan i shkolles ceke te filmit FAMU Marko Devetak regjisor i ri Italian si dhe Belina Jano shkrimtare dhe regjisore e re nga Shqiperia. Festivali Nderkombetar i Filmit per studentet e te rinj dhe kineastet e pavarur mbylli keshtu edicionin e pare dhe la te hapur aplikimin e filmave te rinj per edicionin e radhes ne nentor 2011.

2010-10-30 1418

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›