E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fishë teknike - Gjashtë dekada e gjysmë, ja historiku i Teatrit Kombëtar

Tiranë, 28 Maj 2010 NOA/ Fishë teknike - Teatri Kombetar është përuruar si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 Majin e vitit 1945 në godinën ku vazhdon aktivitetin edhe sot. Në regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia Topazi që u quajt si shfaqja themeluese e TK. Për herë të parë në Shqipëri për teatër është folur në periudhën e Rilindjes Kombëtare në fund të shekullit të XIX-të.

E para shfaqje e dokumentuar nga burimet arkivore është Dasma e Lunxhërisë e Koto Hoxhit vënë në skenë në vitin 1874 nga djemtë e shkollës normale të Lunxhërisë. Ndërsa dramë e parë e mirëfilltë është Besa e Sami Frashërit - 1875, e cila ndonëse u shkrua në turqisht, kishte tematikë shqiptare. Salla e parë teatrore është ndërtuar në Shkodër në vitin 1890 nga Urdhri jezuit. Deri në vitin 1908 në arkiva flitet për shfaqje të vëna në skenë kryesisht nga mësues e pedagogë të shkollave ndërsa pjesët kishin karakter të mirëfilltë teatror.

Për herë të parë për klube teatrore flitet në vitin 1908 ku spikasin klubi Labëria i Vlorës, Vllaznia i Shkodrës, Drita i Gjirokastrës, Dituria i Korçës, Afërdita Elbasan, si dhe një shoqëria e grave Ylli I Mëngjesit.

Në vitet 20-30 me themelimin e Tiranës si kryeqytet Teatri mori një status më institucional. Dramaturgjia e atëhershme krahas motivit patriotik vjen e bëhet me realiste dhe interesohet dhe për dukuritë sociale. Ndihmesë në zhvillim japin veprat e Foqion Postolit, Haki Sërmillit etj
Fillimi i viteve 40-të është lidhur ngushtë me Teatrin e Luftës Nacional-Çlirimtare, grupet teatrore të të cilit u bënë bërthama e krijimit menjëherë pas luftës të Teatrit Profesionist i Shtetit dhe Shkollës së Dramaturgjisë.
Aktorët e parë të Teatrit Profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrekë Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Liza Vorfi, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi. Shumë shpejt në teatrin profesionist erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Lora Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi si dhe regjisori i porsadiplomuar Pandi Stillu.
Në vitet 45-56 shteti shqiptar u përpoq ta orientonte TK, së paku në tri drejtime:-sigurimin e një repertori me drama të realizmit socialistme autorë të vendeve të Lindjes. Përpos repertorit me ndikim politik, spikasin premierat nga dramaturgjia botërore: Revizori Gogol regjia S. Mio 1947, Othello Shekspir regjia A. J. Ricko 1953, Toka Jonë regjia P. Stillu 1954, Familja e Peshkatarit S. Pitarka regjia P. Gjoka 1956, Halili dhe Hajria K. Jakova regjia B. Levonja 1950, Shërbëtori i dy zotërinjve K. Goldon regjia Z. Andri -1955.

Në vitet 1956-1965 flitet për një teatër vërtet profesionist ku radhët e të cilit u shtuan me skenografë, regjisorë dhe aktorë të kualifikuar. Por do veçojmë edhe se në repertorin e kësaj periudhe spikasin vepra madhore nga dramaturgjia botërore si: Intrigë dhe Dashuri Shiler me regji të M. Luarasi 1957, Hamleti Shekspir 1960, Mbi Gërmadha F. Pacrami me regji te K Spahivogli - 1962, Borgjezi Fisnik Molier me regji të Pandi Stillu 1963, Kranavalet e Korcës S Çomora me regji të Pandi Stillu 1964, Xhaxha Vanja A. Çehov me regji A. Malo 1964, Mbreti Lir Shekspir me regji P. Stillu 1965
Vitet 65-72 dallohen nga trajtimi i dramaturgjisë kombëtare si element kryesor në repertori dhe kufizimi gradual i veprave të shquara nga dramaturgjia botërore. Në repertorin e kësaj periudhe veçojmë si premiera Pas vdekjes dhe 14 vjeç dhëndër nga Çajupi, Prefekti nga B Levonja, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur Kadare me regji të P. Manit si dhe Arturo Ui Breht me regji të Pirro Manit vënë në vitin 1971.

Vitet 1972-1985 dallaohen përnga politizimi I tejskajshëm I repertorit të teatrit Kombëtar, ndëshkimin dhe l;largimin nga skena të disa prej regjisorëve, dramaturgëve dhe aktorëve si modernistë si dhe pakësimin e repertorit dhe të premierave. Premierat që mund të veçojmë si më suksesshmet janë: Njeriu që pa vdekjen me sy V. Eftimiu me regji të Pirro Manit 1974, Lumi i Vdekur J. Xoxe me regji të D. Agolli 1975, Zonja nga Qyteti R. Pulaha me regji të A. Qirjaqi 1975, Luiza Miller Shiler me regji të D. Agolli 1979, Nata e 12-të Shekspir me regji të P. Manit 1982, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo D. Agolli me regji të F. Haxhiaj-1983, Prometeu -V. Eftemiu regjia P. Mani 1984, Gjenerali I ushtrisë së vdekur - P. Mani regjia P. Mani- 1985.

Vitet 1985-1992 janë vitet e fund-diktaturës, deri më 1990 kur përmbyset ajo dhe kemi fillimet e lirisë, nga ku vihen re:-një prani më e gjerë e repertorit të huaj, -guximi për të prekur tema tabu, eksperimentet e para dhe shija e paprovuar e autorëve të ndaluar. Mund të veçojmë disa premjera: Vdekja e një komisioneri A. Miler me regji F. Haxhiraj -1986, Pallati 176-A. Balashi me regji A. Bualjoti, A. Qesari -1986, Romeo dhe Zhulieta Shekspir me regji DH. Pecani-1987, Zbutja e kryeneçes-Shekspir me regji F. Haxhiraj- 1988, Kush e solli Doruntinën P. Mani me regji F. Haxhiraj 1989, Frikë dhe mjerim në rajhun e tretë B. Breht me regji A. Kumbaro- 1990, Dhelpra dhe rrushtë G. Figueredo me regji të DH. Pecani, Rikardi i tretë Shekspir me regji të A. Qiriaqi 1992.

Vitet 1992 2005 shënojnë vitet e ndryshimeve strukturore rrënjësore në TK, ku veçohen si dukuri: -aplikimi i metodologjive të fundit teatrore, - zotërimi thuajse absolut i repertorit nga pjesët e huaja, kryesisht komedi dhe tragjikomedi, pakësimi në mënyrë të ndjeshme i pjesëve dhe autorëve shqiptarë, - hapja e hapësirës për ngritjen e kompanive private. Disa nga premierat, - Dy zotërinjtë nga Verona Shekspir me regji të DH. Pecani 1993, 8 Persona + F. Radi me regji të F. radi 1994, Fernando Krafti më ka shkruar një letër T. Dorst me regji të G. Kame 1994, Tiranozauri K. Trebeshina me regji të G. Kame 1995, Don Zhuani Molier me regji të A. Imami 1996, Apologjia e vërtetë e Sokratit Kame & Kabashi 1997, Quo Vadis S. Fanku me regji të S. Fanku 1997, Kopshti me dallëndyshe B. Cikliropulos me regji të K. Londo 1998, Ëndra e një nate dimri I. Kadare me regji të A. Bora 1999, Njeriu, virtyti, kafsha L. Pirandelo me regji të D. Agolli 2000, Armiku I Popullit H. Ibsen me regji të A. Qiriaqi 2000, Utopos S. Çapaliku me regji të R. Ljarja 2001, Mbreti po vdes E. Jonesko me regji të A. Bora 2001, Portreti i Dorian Greit O. Uajlld me regji të K. Londo 2002, Gomone M. Luarasi me regji të G. Kame 2003, Streha e të harruarve R. Pulaha me regji të M. Luarasi 2004, Kopraci Molier me regji të H. Çuli 2004, Pjata e drunjtë Morison me regji të G. Kame 2005, Si e mposhta Musolinin drama dhe regjia H. Mulliqi 2005, Xhaxha Vanja A. P. Çehov me regji të H. Çuli 2005.

Teatri Kombetar është inaguruar si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 Majin e vitit 1945 në godinën ku vazhdon aktivitetin edhe sot. Në regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia Topazi që u quajt si shfaqja themeluese e TK. Për herë të parë në Shqipëri për teatër është folur në periudhën e Rilindjes Kombëtare në fund të shekullit të XIX-të.
E para shfaqje e dokumentuar nga burimet arkivore është Dasma e Lunxhërisë e Koto Hoxhit vënë në skenë në vitin 1874.

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCH

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›