E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari Sokol Balla, boton librin '33 tranzicioni në intervistë'



Një libër me tre intervista nga më të mirat të përzgjedhura gjatë karrierës së tij si gazetar, vjen për të gjithë lexuesit gazetari i njohur Sokol Balla. "33 Tranzicioni në intervistë", është titulli i librit që është promovuar ditën e premte nënë siglen e prodhimit të UET. Në këtë aktivitet kanë qenë të ftuar përveç se gazetarëvr dhe analistëve të njohur nuk ka munguar as kreu i PS, njëkohsiht edhe kryetari ia bashkisë Edi Rama, apo edhe deputeti Fatmir Xhafa, kreu i G 99, Erion Veliaj si dhe ish kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi dhe ish presidenti Alfred Moisiu. Gjatë fjalës së tij gazetari Balla ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në nxjerrjen e këtij libiri.

Më pas gazetari i njohur nuk ka nguruar që nën firmën e tij të dhurojë për pjesëmarrësit librin i cili do te jetë një kolane e 20 librave që do të botohen për 20 vite tranzicion nga UET. Libri i Sokol Ballës renditet i katërti dhe ka në brendësi intervistat e personazheve të njohur të politikës por edhe të atyre që kanë lënë gjurme në 20 vjet tranzicion në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›