Ndahen çmimet "AIITC" në 3 kategori
Edicioni i katërt dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve "AIITC" nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam drejtuar nga doktor Ramiz Beka dhe moderuar nga Eris Koliqi përzgjodhi fituesit e sivjetshë për tri kategoritë kryesore: libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame për të cilin u përzgjodh nga juria e drejtuar për profilin shkencor nga profesor Xhevat Lloshi, në vendin e parë diplomati i karrierës në vendet arabe dhe hartuesi i fjalorit Arabisht Shqip me 70 mijë fjalë Sulejman Tomcini.
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve përmes drejtorit honorifik të arteve dhe letrave shqipe poetit Bardhyl Londo vlerësoi këtë ngjarje motivuese për botën e dijes dhe kulturës kombtare.
Teksa krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë ose në poezi me temë "E bukura në shpirt dhe në jetë" prej antarit të jurisë për letrat shqipe Prof. Arian Kadiut u vlerësua krijimi letrar i Ivana Dervishit, letrares nga Durrësi me banim në Ankona të Italisë.
Ndërsa peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë u vlerësua nga juria me anëtar për artet pamore prof. Ali Osekun puna e artistit të figurës piktorit Orion Shima.
Emrat të rëndësishëm të shkencës dhe artit shqiptar nga vendi, Kosova dhe Maqedonia vijuan të konkurrojnë midis tyre për çmimet e "AIITC", në kulturën islame. Për çmimin e parë të kategorisë së librit shkencor u shpërblye me 3000 dollarë; për kategorinë e pikturës shpërblimi prej 1500 dollarëve dhe për krijimtarinë e moshave të reja u akorduan 500 dollarë.