E Diel, 1 Nëntor 2026

Fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbante fjalën në protestën e katërt kombëtare të opozitës përballë Kryeministrisë, mbështetës të PD hodhën fishekzjarrë dhe bomba molotov drejt godinës dhe policisë që kishte vendosur perimetrin e sigurisë.

Forcat e policisë u bënë thirrje protestuesve për të ndalur veprimet e rrezikshme, ndërsa pas përpjekjeve për të qetësuar situatën, nisi përdorimi i ujit me presion për të shpërndarë turmën.

Molotovët janë fikur menjëherë ndërsa vijonte hedhja e tyre nga ana e protestuesve.

Berisha është larguar nga podiumi dhe është nisur në këmbë drejt Kuvendit dhe selisë së PD.

Mbështetësit e opozitës u tërhoqën ndërkaq dhe vijuan protestën drejt Kuvendit, ndërsa u shpërndanë edhe në rrugë të ndryshme.

Një pjesë e protestuesve qëndruan përpara Kryeministrisë.

1 nga 44

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›