Franca miraton ndalimin e kafshëve të egra në cirqe

FRANCË, 20 shkurt. ATSH/ Parlamenti francez ka miratuar një ligj të ri që ndalon gradualisht përdorimin e kafshëve të egra në cirqet itinerante, një hap i konsideruar historik për mbrojtjen e mirëqenies së tyre. Ligji përfshin specie si luanë, tigra, elefantë dhe arinj, dhe është pjesë e një pakete më të gjerë që parashikon kufizime edhe për mbajtjen e gjitarëve detarë në robëri si dhe për rritjen e vizonëve.
Ndalimi nuk hyn menjëherë në fuqi, por parashikon një periudhë tranzicioni për t’u lejuar cirqeve të përshtatin aktivitetin e tyre. Masat e para do të hyjnë në zbatim në vitet e ardhshme, duke i dhënë fund përdorimit të kafshëve në shfaqje të detyruara.
Masa është pritur me entuziazëm nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa ka hapur edhe debatin në vendet fqinje nëse një ndalim i ngjashëm duhet të adoptohet edhe prej tyre.