Fishekzjarrët , rreziku që blihet me lekë
Edhe pse jo shumë kohë më parë një zjarr i shkaktuar nga fishekzjarrët solli dëme kolosale në njërin prej tregjeve ushqimore të kryeqytetit, nga ana e tregëtarëve të këtyre lojrave të rrezikshme, nuk merret asnjë masë sigurie.
Ndërsa nga ana e tregëtarëve nuk respektohen kriteret e sigurisë, dy ditë më parë në një prononcim në studion e Ora News, nëkryetari i, bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti do të deklaronte se nga ana e bashkisë do të ndërmerren aksione të gjera për të shmangur rrezikun duke ndaluar shitjen e të gjithë atyre fishekzjarreve që nuk plotësojnë standartet e sigurisë.
Tashmë që jemi në prag të festave të fundvitit, përtej magjisë që ofrojnë fishekzjarret rreziku që na vjen kërkon marrjen e masave urgjente.