E Hënë, 2 Nëntor 2026

Provimi i shtetit, të diplomuarit e mjekësisë njohin proçedurat

Rreth 3000 studentë të mjekësisë që janë diplomuar do t`i nënshtrohen provimit të shtetit, i cili do të mbahet në muajin janar të vitit 2012. Të gjithë studentët kandidatë për provimin e shtetit morën pjesë sot në një bashkëbisedim të hapur me drejtorin e e përgjithshëm të AKP-së Agjensia Kombëtare e Provimeve) dhe drejtorin e provimit të shtetit Niko Terezi.

Në hapjen e këtij takimi Terezi u shpjegoi të gjithë kandidatëve rrugën që ata duhet të ndjekin për zhvillimin e këtij provimi dhe u shpreh i gatshëm t`u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe paqartësive që ata mund të kenë.
 

Ndërkohë në një prononcim për mediat drejtori i përgjithshëm i AKP-së, Alfons Haziraj u shpreh se kanë përfunduar të gjitha pregatitjet për zhvillimin e provimit, i cili do të mbahet me datë 16 janar të vitit 2012, dhe se nr i studentëve të cilët do të marrin pjesë është mjaft i madh këtë vit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›