Pedopornografia në internet, 47% më shumë se në 2010
Nuk ka të ndalur shfrytëzimi seksual i fëmijëve në faqet e internetit. Sipas raportit për shtatorin të Observatorit Ndërkombëtar Telefoni Ylber me qendër në Itali, për nëntë muajt vitit 2011, janë sinjalizuar 54 mijë faqe interneti ku janë vërejtur raste të pedopornografisë. Numri e kalon atë të faqeve të evidentuara gjatë gjithë vitit 2010.
Pjesa më e madhe e pedopornografisë nis nga Europa, në veçanti nga Vendet e Ulëta, të cilat përbëjnë 35% të faqeve me përmbajtje pedopornografike.