Fishta me turizëm gjithëvjetor, jo vetëm natyrë mahnitëse, por edhe traditë e kulinari

Fshati Fishtë në Lezhë është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer gjatë gjithë vitit. I ndodhur 15 km larg qytetit në zemër të Zadrimës, kjo zonë po tërheq mijëra turist vendas dhe të huaj.
Bukuritë e natyrës, traditat, kultura dhe kulinaria e pasur janë arsyet pse Fishta ka marrë kaq shumë vëmendje. Turistët vlerësojnë maksimalisht bukuritë e zonës dhe mikpritjen e vendasve.
“Njerëzit janë të mrekullueshëm, vendi i mrekullueshëm. Unë jam nga Teksasi dhe po më kujton shumë vendin tim. Unë vij për herë të parë, por ja vlen shumë ta vizitosh këtë zonë. Sigurisht unë do ju sugjeroja dhe miqve të mi që të vinë këtu” thotë një turist nga Teksasi.
“Fshati Fishtë është një mrekulli. Është shumë i bukur dhe mbi të gjitha ka njerëz bujar dhe mikpritës. Ushqimet këtu janë shumë të shijshme që s’mund të gjesh askund tjetër, ndaj dhe unë kam ardhur bashkë me shumë miq të mi. Këtu ja vlen të kalosh disa ditë relaksi” thotë një turist i huaj.
“Natyra, të gjitha, nuk ka dyshim që është vend për të ardhur për ta vizituar” thotë turist tjetër nga Kosova.
Numri gjithnjë në rritje i vizitorëve ka nxitur vendasit që të ngrenë bujtina apo shtëpi druri për të pritur turistet.
Referuar të dhënave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet çdo vit nga më shumë se 100 mijë turist, ndërsa numri po vjen gjithnjë në rritje kjo dhe falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
Gazetar M. Mëhilli
/RTSH/