Viti i ri shkollor/ Në Shkodër ulen për herë të parë në banka 1 309 nxënës

Të hënën e datës 11 shtator në Shkodër do të ulën për herë të parë në bankat e shkollës 1 309 nxënës të ndarë në 68 klasa.
Drejtorja e zyrës vendore arsimore Shkodër, Brisela Kadija, tha se çdo gjë është gati për fillimin e procesit mësimor.
“Në klasën e dhjetë do të ketë 1 335 nxënës të shpërndarë në 53 klasa,” shprehet drejtoresha Kadija.
Edhe këtë vit janë pesë shkolla të cilat do të vijojnë procesin mësimor me turne. Tri prej tyre janë të përqendruara në qytet dhe dy në njësi administrative.
Nevoja për ndërhyrjen më të madhe është në shkollën e Thethit jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në stafin pedagogjik, pasi për shkak të largësisë në shumë raste mësuesit e kanë të pamundur zhvillimin e mësimit.
Po ashtu në Mali Kolaj të Velipojës, banorët kanë kërkuar që fëmijët të zhvillojnë procesin mësimor aty, por shkolla ka problem pronësie.
/rtsh.al/