E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fisi yne u masakrua per politike"

Agron Yzeiraj, vellai i Bledar dhe Artan Yzeiraj, te akuzuar per masakrimin e nenes te te fortit te Samatices, Lulzim Caka, kerkon drejtesi nga organet e shtetit. " Prokuroria te shkund nga pluhuri dosjet dhe te gjeje autoret e vertete te hasmerise Calaj-Yzeiraj ", thote ai. Nje telefonate e bere nga jashte shtetit, ku pertej receptorit ka qene nje nga te mbijetuarit e Yzeirajve, ka kekruar qe nepermjet medias te kerkoje qe drejtesia te zbardh dosjet misterioze per vrasjet mes dy fiseve qe kane sjelle te pakten 10 viktima. Dhe keto deklarata perforcohen edhe nga nje tjeter pinjoll i familjes, Artani, i cili rrefen edhe historine e konfliktit mes fiseve qe ka kushtuar shume jete njerezish. Agroni nuk pranon te tregoj se ku ka emigruar per shkak te hasmerise, por pranon te flase per kete histori qe ka tronditur fshatin Rrerez te rrethit te Beratit.

Mund te na thoni cili jeni dhe nga flisni ?

Me quajne Agron Yzeiraj dhe jam vellai i Bledar dhe Artan Yzeirajt, te cilet u akuzuan nga poolicia dhe prokuroria si autore te masakrimit te nenes se Lulzim Cakes per shkaqe hasmerie, se bashku me shtetasin nga Fieri, Fatmir Emini. Nuk mund t'ju them se ku jam dhe kete e bej per shkak te hasmerise qe eshte ende e ngritur mes fiseve, pasi drejtesia nuk eshte vendosur ashtu sic duhet.

Perse fshiheni jashte shtetit, kur mund ta zgjidhni ketu ceshtjen, pasi nje pjese e " armiqve " tuaj gjenden ne burg ?

Kam lexuar ne shume te perditshme shqiptare qe kane thene se Lul Caka nuk paska gisht ne gjithe keto vrasje. Une jam jashte shtetit, se bashku me vellane tjeter, Bardhylin. Nuk mund te jetojme ne Shqiperi per shkak te hasmerise qe kemi. Nuk duam qe kjo hasmeri te vazhdoje, pasi kemi dhe familje. Drejtesia nuk ka vepruar sic duhet dhe dosjet kane zene pluhur qe prej vitit 1996.

Si ka nisur konflikti ?

Konflikri mes fiseve Yzeiraj dhe Cala ka nisur ne 1996. Konflikt qe me shume eshte perfolur per pune nderi, por nuk eshte e vertete. Kjo hasmeri ka nisur per shkak se Lefter Yzeiri, nuk u be leve e Mehmet Cales, ish shef i SHIK-ut ne ato vite ne Berat. (Mehmet Cala ka bere 18 vjet burg para viteve '90 per tentative arratisje jashte vendit). Mehmeti i kekroi Lefterit qe te ndikonte ne qendra votimi duke manipuluar vota ne krahun e PD-se, por ai nuk pranoi. Ate nate Lefteri kete bisede ia kishte treguar vellezerve te tij, Agronit dhe Bardhylit. Tre dite me pas, djali i Mehmet Cales shkon para shtepise dhe qellon me kallashnikov Lefter Yzeiraj. Deshmitare kane qene motra e Bedriut dhe mamaja e tij. Motra i ka thene se perse e vrave, kurse Bedriu ne ate kohe ka qelluar duke e lene te vrare edhe ate, nderkohe qe ka tentuar qe te vrase edhe nenen e saj.

Cfare ndodhi me pas ?

Brenda harkut kohor te 45 diteve, Calajt kane vrare edhe tre persona te tjere te fisit Yzeiraj, teksa shkonin per ne dasem ne rruge automobilistike prane fshatit Strum. Ata i kane dale para furgonit ku udhetonin pjestaret e familjes tone, nderkohe qe dy prej bandes se tyre ishin maskuar si pasagjere ne furgon dhe kane qelluar me " kallashnikov ", duke lene te vrare Nezir Yzeiraj, babane e Lefterit, Ashine Yzeiraj, kunata dhe Ilir Yzeiraj, djalin e Ashinese, nderkohe qe kane mbetur te plagosur Fatmir Yzeiri, i cili sot eshte me paterica, si dhe Juljan Yzeirin, ku plumbat e dale nga tyta e armes i kane shpuar vetem pantallonat. Banda qe qelloi mbi kushurinjte e mi ka qene e perbere prej pese personash, te cilet kane qene Lul Caka, Gezim Cala, Agur Cala, Genci Cala dhe Ferdi Cala. Ne ate kohe kane ndodhur shume vrasje, pasi u hap nje gjakmarrje, nje hasmeri. Shteti nuk mori asnje mase se ne ate kohe trazirash nuk ekzistonte. Keshtu qe disa djem te fisit tone moren hak.

Nuk e kerkuat drejtesine ne rruge ligjore ?

Ne ate kohe dhe shume vite me pas, oficeri i policise gjyqesore, Hajri Kodheli, ka marre e rimarre ne pyetje shume prej deshmitareve okulare te ngjarjes, por asnjehere drejtesia nuk shkoi ne vend. Vrasjet i lane vendin njera tjetres. Dosjes akoma edhe sot jane ne sirtare te prokurorise ku kane zene pluhur e askush nuk po merret me to.

Ju mendoni se edhe Lulzim Caka eshte i perfshire ne kete seri vrasjesh ?

Lul Caka del ne media e pohon se s'ka bere asnje vrasje, s'ka zene asnjehere arme me dore, nderkohe qe shume deshmitare okulare kane qene prezente ne vrasjet qe ai ka kryer se bashku me antaret e bandes se tij. Deshmitaret kane dhene shume prova e fakte, por qe tashme nuk dihet se cfare eshte bere me to dhe dosjet.

Cili eshte mesazhi juaj ?

Prokuroria duhet t'i shkunde pluhurin dosjeve per vrasjet e Yzeirajve dhe Calajve. Te gjeje fajtoret dhe t'i coje para drejtesise.

Xhemil Beharaj

" Jemi tre Artan Yzeiraj ne fis "

Artan Yzeiraj, personi i cili erdhi dhe na takoi duke kryer nje porosi te kushuririt te vet, Agronit, eshte nje nder tre Artan Yzeiraj qe ka fisi. " Nuk jam une Artan Yzeiraj qe me kane shpallur ne kerkim, ai eshte tjeter ", tregon ai duke qeshur, ndersa na rrefen fotografine e Agronit. Vijon duke thene se eshte edhe nje Artan tjeter, pinjoll i Yzeirajve qe nuk eshte ne kerkim. " Ne jemi tre Artan Yzeiraj ne fis, keshtu e kane menduar prindrit tane per pagezimin me emra ", shpjegon i riu. Sipas tij, jane shpallur ne kerkim kushuririn me te njejtin emer.

Vrasja e Pellumbit per lavazhin

Ne vjeshten e vitit 1997, Lulzim Caka, tashme i burgosur per nje seri vrasjesh dhe grabitjesh, i njohur dhe si kusheriri i Loshit te Karbunares, eshte konfrontuar per radhen e larjes se makinave ne nje lavazho prane Uzines se Plasmasit te Lushnjes, me Pellumb Eminin. Ne grindje e siper, Caka ka marre automatikun duke qelluar ne drejtim te Eminit, por pa mundur ta vrase ne momentin e pare. Por fieraku nuk ka mundur t'i shpetoje ekzekutimit. Caka ka mbledhur miqte e Karbunares dhe pas nje ndjekje me makine, e kane vrare Eminin prane spitalit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›