E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitch: Falimentimi, rrezik për Eurozonën

Agjensia e vlerësimit francez "Fitch" theksoi se një falimentim brutal i Greqisë mund të shkaktojë një rrezik të përhapjes së krizës në vende të tjera të zonës euro në vështirësi.

"Një dështim i Greqisë do të sjellë pasoja dhe një paqëndrueshmëi të lartë të tregjeve, presione në borxhet publike, në financimet e bankave dhe likuiditetet në përgjithësi" shkruan Fitch.

Sipas saj zgjidhja e krizës greke është një nevojë, edhe pse ajo nuk është e mjaftueshme për të shmangur një kërcënim të vazhdueshëm më të gjerë në drejtim të zonës euro.

Ndërkohë vendet e zonës euro janë angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje për një paketë të dytë ndihme për Greqinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›