E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama i gatshëm për kompromis për borxhin

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, i ka ofruar republikanëve gatishmërinë për kompromis lidhur me mosmarrëveshjet për borxhin.

“Presidenti mund të pranojë një rritje afatshkurtër të tavanit të borxhit në qoftë se koha për një marrëveshje më të detajuar lidhur me reduktimin e deficitit buxhetor do të ishte e nevojshme”, tha zëdhënësi i Obamës, Jay Carney në Uashington.

Mosmarrëveshjet më të mëdha mes republikanëve dhe demokratëve janë rreth tatimeve, ku presidenti Obama kërkon tatime të posaçme ndaj të pasurve, ndërsa republikanët janë kundër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›