Sot Fiter Bajrami, Ora News ju uron Gëzuar!
Si në cdo vend të botës edhe në Shqipëri besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Myslimanët i nisën festimet me faljen e orës 6 e 34 e cila simbolizon edhe përfundimin e muajit të agjërimit që është një nga 5 shtyllat e besimit islam dhe që është një detyrim në emër të zotit. Ndërkohë që Falja e Bajramit edhe për këtë vit u krye në boulevard, ku morën pjesë dhe krerët më të lartë të Komunitetit Mysliman të cilët u lutën për një vit më të begatë e më të qetë.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen pasi myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit për ta festuar së bashku këtë festë.
Ndërkohë Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça i drejtoi të shtunën një mesazh urimi të gjithë besimtarëve shqiptarë me rastin e Festës së Bajramit. Në mesazhin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman, pasi shprehte mirënjohjen për besimtarët që agjëruan muajin e Ramazanit, theksonte se Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët, e cila ka lënë gjurmë të thella, duke i dhënë atyre energji dhe emocion të veçantë.
Stafi i Ora News i bashkohet kremtimit dhe urimeve me rastin e kësaj feste, duke ju uruar nga mot Gëzuar, paqja , harmonia dhe shëndeti mbizotroftë më familjet e cdo besimtari myslimanë dhe cdo shqipari. Gëzuar Fiter Bajramin!