E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitime nga qiraja e dy apartamenteve dhe nga shitja e dy te tjerave

Neritan Ceka

Keshilltari i Kryeministrit Sali Berisha historiani i njohur Neritan Ceka deklaron se gjate vitit 2010 ai pervec pages mujore perfiton qira edhe nga dy apartamente qe i ka ne pronesi. Po keshtu Ceka thekson se per vitin qe lame pas ai ka shitur edhe dy apartamente 1-1 te cilat ne deklaraten e pasurise specifikon se jane te pahipotekuara. Keshtu ish-kryetari i Partise Aleanca Demokratike Ceka deklaron se ai merr 4200 dollare ne vit nga nje apartament qe ka leshuar me qira ne rrugen Jul Variboba. Nje tjeter shume vjetore qe ai perfiton eshte edhe ajo me vlere 4800 euro te cilen Ceka deklaron se e ka ne rrugen Themistokli Germenji. Pervec ketyre dy apartamenteve keshilltari i Berishes deklaron se per 2010-n ai ka perfituar edhe 480000 leke nga shitja e dy apartamenteve 1-1 te cilat theksohet se nuk e kane dokumentin e hipotekes. Ne deklaraten e tij te pasurise Ceka thekson se familja e tij perfiton ne vit edhe rreth 13 mije euro te cilat vijne nga rroga e djalit te tij si sekretar i ambasades se Republikes se Shqiperise ne Vjene. Po keshtu ish-kreu i PAD-se thekson se ka ne banke 1 milion leke dhe rreth 16 mije euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›