Blen nje makine 1.5 milione leke e bija toke ne Fier
Ish-kryetari i Partise Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli i cili tani eshte keshilltar i Kryeministrit Sali Berisha deklaron se shpenzimi me i madh qe ka bere per vitin 2010 eshte blerja e nje autoveture me afro 1 milion e gjysme leke. Nga ana tjeter pervec te ardhurave te pages mujore si keshilltar Xhuveli thekson se merr edhe nje page kalimtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore me vlere rreth 360 mije leke. Por e bija e tij e cila si rezultat i ligjit per konfliktin e interesit deklaron pasurine e saj bashkengjitur me te atin thekson se gjate vitit te shkuar ka blere nje toke are ne nje zone periferike te Fierit me siperfaqe 1376 metra katrore dhe me nje vlere prej 600 mije lekesh. Xhuveli qe prej vitit 2005 eshte bere pjese e mazhorances se djathte qeverisese fillimisht si nje aleat i kesaj partie dhe me pas si nje keshilltar i Kryeministrit te vendit.