Bashkia e Tiranës, hap dyert për qytetarët në 18:30
Bashkia e Tiranës në orën 18:30 të ditës së sotme, do të hap dyert për kryeqytetasit. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha fton qytetarët e Tiranës, që të vizitojnë zyrat e Bashkisë.
“Bashkia u përket të gjithëve dhe ne do të punojmë për interesat e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre politike”, është shprehur kryebashkiaku Basha.
Dyert e Bashkisë do të jenë të hapura, për çdo qytetar të Tiranës të mërkurën në mbrëmje. Siç e ka theksuar edhe gjatë fushatës, por edhe ditën e betimit, kryebashkiaku siguron edhe një herë, se qytetarët janë të parët dhe Bashkia është në shërbim të tyre.
Vizitorët e Bashkisë do të kenë mundësinë të takohen me Kryebashkiakun Basha, në zyrën e tij. “Bashkia nuk do të jetë më vend i betejave politike. Të vetmet beteja të Bashkisë, do të jenë interesat dhe shqetësimet e qytetarëve të Tiranës”, është shprehur Basha.