E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i vetmi institucion qe nuk pranon apelin qytetar

Piramida Aksioni Qytetar dorezon peticionin me 6100 firma

6100 firma te qytetareve shqiptare ne shumice prej Tiranes jane vendosur dje ne tryezen e Presidentit te Republikes Bamir Topi nga perfaqesia e Aksionit Qytetar per shpetimin e Piramides. Ajo cfare nisi pak dite me pare me tubimin e qytetareve si forme sensibilizimi eshte materializuar sot si nje levizje drejt institucioneve te shtetit shqiptar qeveria e te cilit nuk ka pranuar deri me tani te degjoje zerat ndryshe per sa i perket prishjes se Piramides. Nje nga drejtuesit e Aksionit publicisti Ardian Klosi u shpreh optimist pas daljes nga zyrat e Presidences duke nenvizuar me kete rast te drejten e ketij institucioni per te kthyer ligjet per rishikim. Presidenti sipas Kushtetutes ka te drejte ta ktheje nje ligj per rishikim. Kemi te bejme me nje aksion qytetar i cili vjen pas kalimit te nje ligji te kaluar me shumice te thjeshte pa asnje shpjegim ne kundershtim me disa nene te Kushtetutes. Ky eshte nje aksion civil qe nuk mund te kete hapa ligjore neper gjykata dhe do te kete veprime te herepashershme. E rendesishme eshte se per kete ceshtje jane sensibilizuar qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise tha ai. Klosi ka folur per nje pritje shume te mire ne Presidence cka thekson sadopak edhe nje ndarje opinionesh brenda vete institucioneve shqiptare per kete ceshtje. shte e pritshme qe nje veto presidenciale ndaj ligjit te fundit te Kuvendit te Shqiperise per prishjen e Piramides do te perfshinte ne debat nje aktor te ri duke i dhene me shume fuqi zerit qytetar. Ne kete kuader ne ndihme vijne edhe argumentet me natyre juridike per sa kohe qe Klosi ka folur edhe per shkelje kushtetuese ne miratimin e ligjit nga Kuvendi i Shqiperise. Sesa delikat eshte debati per kete teme mes vete perfaqesuesve te shtetit shqiptar kete e deshmon pritja e ftohte dje ne seline e Parlamentit qe drejtohet prej disa vitesh nga Jozefina Topalli. Treshja e Aksionit Qytetar per shpetimin e Piramides nuk eshte lejuar te hyje ne mjediset e Kuvendit ku edhe jane instruktuar qe te depozitojne nje kopje te peticionit me poste. Na sugjeruan qe ti dorezojme ne poste. Na vjen pak habi sepse ne Presidence na priten shume mire por sidoqofte do te shkojme ne poste dhe do ti dergojme prej andej tha Klosi. Nderkohe nje kopje eshte derguar edhe ne Bashkine e Tiranes dhe nje ne Kryeministri. Me tej levizja qytetare do te vijoje kete te enjte me prezantimin e librit me titull Piramida e Tiranes e hijshme e braktisur e rrezikuar ku jane perfshire 51 shkrime dhe komente te spikatura qe jane botuar ne shtyp per ceshtjen e Piramides.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›