Fitoi me rezultat të thellë, Ermal Dredha zotohet: Këto 4 vite nuk ka gjumë, por vetëm punë! Vlora do të jetë lokomotiva e turizmit
Kandidati fitues në Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka falenderuar qytetarët që i dhanë votën në 14 maj. Ai u shpreh në një deklaratë për mediet, duke u zotuar se do ta bëjë Vlorën, lokomotivën e e turizmit në Shqipëri.
Ndërkohë edhe fituesit e Bashkisë në Sararndë e Konispol falenderuar votuesit për besimin që u dhanë në 14 maj.
Dredha: Ndihem shumë i vlerësuar nga qytetarët që me besuan votën qytetarët dhe PS. Jama i sigurt se do të shkojmë në drejtimin e duhur ashtu siç Vlora e meriton. Kjo vjen vetëm me investime që qeveria ka bërë.
Ndihem i përulur për atë votë plebishtare. Unë si djal Vlore premtoj: gjumë nuk do të ketë gjumë, por vetëm punë. Do ta çojmë Vlorën përpara, do të jetë lokomotiva e turizmit në Shqipëri.
Ergest Dule: Nuk mund të ndodhte ndryshe në Konispol. Banorët e Konispolit dinë të vlerësojnë punët e mira. Gjej rastin të falenderoj çdo banor që më dha mundësinë të fitoj.
Oltion Çaçi: Saranda destinacioni i Shëipërisë. Dua të falenderoj të gjithë banoërt e Srandës që më besuan.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
