E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia fond 1 milion euro për stazhin e studentëve

11/10/2011  Studentët e Fakultetit Ekonomik protestojnë për heqjen e stazhit

Nis zhurmshëm viti i ri akademik 2011-2012 në auditorët publikë. Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës e kanë çelur vitin e ri me protestë, duke kërkuar heqjen e stazhit, pasi shumë prej tyre penalizohen me humbje të vitit akademik, në rast se kanë më shumë se 5 provime të pamarra. Ndërkohë që në fakultete të tjera mësimi ka nisur normalisht. Në ceremoninë e zhvilluar nga Universiteti i Tiranës me rastin e nisjes së vitit të ri akademik ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku Lulzim Basha, që ka komunikuar nivelet e reja të bashkëpunimit që do të lidhen ndërmjet Bashkisë dhe strukturave akademike. Basha u ndal në tri angazhime kryesore, që kanë të bëjnë me përfshirjen në planin urbanistik të godinave dhe ambienteve të reja studentore, ngritjen e një fondi me të paktën 1 milion euro për stazhin e studentëve si dhe hartimin e kartës së studentit, një dokument që parashikon lehtësi të ndryshme financiare për studentët e Tiranës. “Jemi në rrugë të mbarë për të përfunduar kartën bashkiake të studentit për çdo student të UT-së dhe të të gjitha universiteteve që ndodhen në kryeqytet. Kjo kartë studentore do të jetë në duart tuaja dhe do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh, lehtësirash, që nga transporti publik te jeta kulturore, te shërbimet e infrastrukturës ushqimore e shumë të tjera”, - ka pohuar Basha. Sipas tij, aktualisht ka nisur puna në këshillin bashkiak për një nga hapat më të rëndësishëm, që ka të bëjë me hartimin e planit të ri urbanistik të Tiranës, ku pjesë tepër e rëndësishme do të jetë edhe ngritja e kampuseve të reja universitare. “Ne presim që këtë vit të veçantë, kur kemi shpallur një objektiv kaq ambicioz, siç është përfundimi i planit urbanistik të Tiranës të kemi mbështetjen dhe përfshirjen e plotë jo vetëm të arkitektëve dhe urbanistëve, inxhinierëve ndërtimorë etj., por të çdo kapaciteti intelektual, akoma në bankat e universiteteve apo i sapodiplomuar, profesor me përvojë, apo në hapat e parë të kërkimit shkencorë”, - ka pohuar Basha

Basha

“Në buxhetin e vitit 2012 unë kam si qëllim t’i paraqes këshillit bashkiak të Tiranës një buxhet prej jo më pak se 1 milion euro për programin e stazheve për të gjithë studentët. Kjo shumë, e cila jam i sigurt, të paktën do të dy-trefishohet nga kontributet e institucioneve të tjera private apo publike, do të përdoret ekskluzivisht për të hapur një vend praktike për cilindo student që e dëshiron atë, si në strukturat publike të shtetit, duke filluar nga vetë bashkia, ashtu edhe në privat nga korporatat te kompanitë e vogla dhe të mesme, te bankat, organizatat joqeveritare etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›