E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojne te gjithe - Regjistrimi i popullsise me rendesi jetike per Greqine

Deri me 24 maj dhe per 15 dite me radhe 55.000 regjistrues anekend Greqise do te kurorezojne regjistrimin e popullsise dhe banesave 10 vjet pas regjistrimit te meparshem te vitit 2001. Regjistrimi behet per mire. Do te na ndihmoje te gjithe thote drejtoresha e pergjithshme e Studimeve Statistikore te Autoritetit Statistikor Grek Athanasia Ksenaqi. Apeli i saj Tu hapen dyert regjistruesve dhe ti pergjigjemi me sinqeritet dhe pa asnje droje te gjitha pyetjeve. Nuk kerkojme asnje vertetim sqaron Ksenaqi per 21 pikat e pyetesorit - me 17 pyetje per banesat dhe 21 per personat - te formuluar sipas modelit evropian i cili kerkon pergjigje per emrin identitetin moshen gjendjen familjare nivelin arsimor profesionin dhe shtetesine por jo per besimin fetar origjinen kombesine apo besimin partiak te te intervistuarit.

Asnje frike pej deklarimit te dhenat jane konfidenciale

Me te njejtin formular te perkthyer ne 6 gjuhe perfshi edhe shqipen behet edhe regjistrimi i imigranteve te cilet skane pse ti tremben dickaje. Nuk kerkojme asnje shkrese nga asnje nese eshte i ligjshem apo jo thote Ksenaqi. Regjistrohuni te dhenat jane konfidenciale nuk keni asgje per te humbur vetem per te fituar. Une vete jam regjistruar diten e pare thote per DW Ira Londo kryeredaktore e se perjavshmes Plus gazeta Athina. Ne regjistrimin e para 10 vjeteve kur popullsia e Greqise rezultoi 10.964.000 vete nga te cilet 797.091 imigrante ajo ka qene vete regjistruese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›