Hap qe pritej - drejtori i FMN-se Strauss-Kahn jep doreheqjen

Ne SHBA ishte nate vone kur u be e ditur qe Dominique Strauss-Kahn kishte dhene doreheqjen prej postit te tij si drejtor i Fondit Monetar Nderkombetar. Si rrjedhoje disa stacione lajmesh nderprene menjehere programin Agjencia e lajmeve AFP njofton se Dominique Strauss-Kahn ka dhene doreheqjen pas akuzave kunder tij per perdhunim.
Pra shefi i FMN-se nxori perfundimet prej ngjarjeve te diteve te kaluara. Qe te marten 17.6. ministri amerikan i Financave Timothy Geithner i kishte kerkuar FMN-se te emeronte nje pasardhes per francezin Strauss-Kahn nuk eshte vertet ne pozicionin per te drejtuar FMN-ne Mendoj se ka rendesi qe bordi i FMN-se te emeroje per fazen kalimtare dike si drejtor menaxhues.
Bildunterschrift Shkaterrimi i nje karriere - Dominique Strauss-Kahn para gjyqit ne Nju Jork
Strauss-Kahn Tani mendoj per familjen time
Dhe natyrisht doreheqja e 62-vjecarit naten e kaluar nuk erdhi me papritur. Megjithate lajmi u prit me vemendje te madhe ne boten nderkombetare te financave dhe ne opinionin publik. Ne letren e tij personale te doreheqjes drejtuar Fondit Monetar Nderkombetar Dominique Strauss-Kahn shpreh keqardhjen e thelle per zhvillimet rreth personit te tij. Jam pafundesisht i trishtuar shkroi francezi sipas te dhenave te FMN-se. Dhe me tej ne letren e tij thuhet Ne kete moment mendoj ne radhe te pare per gruan time qe e dua me shume se gjithcka tjeter per femijet e mi per familjen time per shoket e mi Strauss-Kahn i mohon qarte te gjitha akuzat e ngritura kunder tij. Faktin qe ai liron vendin e tij ne FMN ai nuk do qe ta kuptojne si pranim faji.
I paqarte lirimi i ish-drejtorit te FMN-se
Paralelisht me doreheqjen e tij sot 19.5. nje gjykate federale ne Nju-Jork do te vendose nese francezi do te lirohet nga paraburgimi ne burgun Rikers-Island. Avokatet e tij e arsyetojne kerkesen e tyre duke vene ne dukje se Strauss-Kahn eshte i gatshem te lere nje kaucion prej nje milion dollaresh. Ai thuhet te jete shprehur gjithashtu i gatshem qe te vihet ne arrest shtepiak ne apartamentin e se bijes e cila jeton ne Nju-Jork. Me pas Strauss-Kahni do te mbikqyrej me ane te prangave elektronike ne kembe. Te henen 16.5. gjykata kishte vendosur kunder lirimit duke e arsyetuar kete me rrezikun e arratisjes. Nga qarqet e avokateve te Strauss-Kahnit u mesua se klienti i tyre ka dorezuar pasaporten e vet te udhetimit ky eshte nje parakusht per lirimin nga paraburgimi.
Bildunterschrift Christine Lagarde permendet si paserdhese e Kahnit por edhe Kina e India kane pretendimet pet kete post
Kush vjen pas Strauss-Kahnit
E paqarte eshte se kush do ta pasoje ne detyre ne FMN francezin. Ne te kaluaren Strauss-Kahn ka theksuar vazhdimisht se e konsideronte te duhur qe pasardhesi i tij te ishte nga nje vend ne industrializim e siper dhe jo nga Evropa. Deri tani FMN-ja eshte drejtuar gjithnje nga nje evropian dhe Banka Boterore prej nje amerikani por kohet e fundit vendet me ekonomi ne ekspansion si Kina Brazili dhe India kane ngritur pretendime per te dyja postet e drejtoreve ne Uashington. Nderkohe deri sa te jete emeruar nje drejtor i ri punet e FMN-se i drejton amerikani John Lipsky.
Autor Klaus Kastan/Elert Ajazaj
Redaktoi Lindita Arapi